Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se zjarri që përfshiu Qafën e Llogorasë është shuar, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve të mos ndezin zjarre ne pyje duke iu rikujtuar njëkohësisht edhe se ajo është një vepër penale e dënueshme me deri 5 vite burg.
“Në Qafën e Llogorasë, përballja e parë serioze e kësaj vere me zjarret ishte një sfidë e madhe. Arritëm t’i vëmë nën kontroll, por kjo nuk mjafton.
Temperaturat, sado të larta të jenë, nuk mund të shkaktojnë zjarre në mënyrë natyrale. Në emër të çdo zjarrfikësi dhe punonjësi që përballet me flakët, u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat rurale.
Bëni kujdes, pasi vetëm një shkëndijë mjafton për të djegur të gjithë malin në këtë stinë të nxehtë.