“Zoti Sina nuk mund të merrte fjalën kur ne protestonim”, Berisha: E ekzagjeruan mediat

0

Sali Berisha: Diskutuam se si të përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave kushtetuese në parlament.

Së pari dënoj çdo provokim në kohën që jemi në protestë në parlament. I kërkoj deputetëve socialist. Mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë minimumi është të respektohet protesta. Mos të ndodh si dje, ne protestonim ata merrnin fjalën. Kjo situatë i turpëron ata. Ne protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën  e parlamentit.

Edi Rama ka zgjedhur taktikë të mbyllë parlamentin në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin. Do ketë me datën 2 dhe tjetrën me datë 22. Ne vazhdojmë betejën. Jemi të betuar të vendosim të drejtat tona kushtetuese. Zoti Sina nuk mund të merrte fjalën në një kohë kur tërë opozita ishte në protestë. Të tjerat i ekzagjeruan mediat sepse ai nuk u godit. Pati përplasje se u vërsul. E shkeli moralisht dhe ligjërisht çdo gjë. Mori fjalën për të prishur protestën. Nuk mund të prish protestën e opozitës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu