ZVA në Elbasan në aksion me shkollat 9-vjeçare: “Të Pastrojmë Shqipërinë”

0

“Të Pastrojmë Shqipërinë”, U quajt aksioni kombetar i cili e kishte fokusin tek femijet e shkollave dhe kontributin e tyre ne pastrimin e ambjentit. Zyra Vendore e Arsimit në Elbasan në bashkëpunim me shkollat 9 – vjecare organizuan një fushatë për pastrimin e qytetit. Grupe nxënësish nga të gjitha shkollat me mësueset e tyre përfaqësues morën të gjitha masat për të qenë të kujdesshëm ndaj infeksioneve. Me maska, doreza dhe qese plastike u ndanë në shumë lagje dhe rrugë të Elbasanit për të ndërgjegjësuar qytetarët në mbajtjen pastër të mjedisit. Pastrimi nisi nga sheshi Gensher dhe deri në zonën e Krastës. Matilda Balliu, specialiste e kurikulës në ZVA, Elbasan jep më shumë detaje për aktivitetin e sotëm.
Sinkron/Matilda Balliu – Specialiste e kurikulës në ZVA, Elbasan
Për sa I përket pastrimit të mjedisit, nuk është vetëm një ditë koha për të pastruar. Aksioni që ndërmorën të rinjtë është një mënyrë për të përcjellë mesazhe tek të tjerët.
Sinkron/Matilda Balliu – Specialiste e kurikulës në ZVA, Elbasan
Nisma të tilla janë një mënyrë e mirë për të siguruar mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe papastërtive, ndërkohë që jemi dhe në një situatë pandemie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu