Zvarriti djalin 5-vjeçar dhe e sulmoi, nëna lufton me kugarin e rrezikshëm

0

Kugari që kishte tërhequr djalin 5-vjeçar përmes kopshtit të shtëpisë, u vra më vonë nga zyrtarët e botës së egër.

I njohur ndryshe në SHBA si “luan i malit”, kugari që peshonte rreth 30kg kishte sulmuar djalin teksa po luante pranë shtëpisë së tij dhe e kishte tërhequr rreth 40 metra larg saj, tha kapiten Patrick Foy, zëdhënës i departamentit të peshkut dhe botës së egër.

Fëmija kishe pësuar plagë serioze në kokë dhe një trupi, por ishte në gjendje të stabilizuar në një spital të Los Angeles, tha ai.

“Heroi i vërtetë i kësaj historie është nëna e tij, e cila i shpëtoi jetën të birit”, tha Foy.

Nëna kishte qenë brenda shtëpisë kur dëgjoi zhurmën jashtë.

“Ajo doli nga shtëpia dhe nisi të qëllonte kugarin e frikshëm me grushte e shkelma, duke arritur ta largonte nga i biri”, tha ai.

Më pas prindërit kishin dërguar me urgjencë djalin në spital dhe njoftuan autoritetet e botë së egër për sulmin.

Një oficer në vendngjarje kishte zbuluar më pas kugarin duke u fshehur në bimësinë aty pranë “me veshë të ulur dhe duke e kërcënuar”.

“Prej sjelljes së tij dhe afërsisë së sulmit, zyrtari besoi se ai ishte kafsha e përfshirë në rrezikun publik, dhe e vrau me armë”, thuhej në deklaratën e autoriteteve”.

Testet ADN më pas konfirmuan se kugari i vrarë kishte kryer sulmin ndaj fëmijës.

Ata thanë se një tjetër kugar u pikas në zonë, i cili u kap duke u qëlluar me qetësues por më pas u lirua përsëri në botën e egër pasi nuk ishte përfshirë në sulm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu