Zyrtare: Mbyllen kufijtë e Kosovës

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur kufiri për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje.

Kjo për shkak të bllokimit të rrugëve mnë drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare, shkruan Jepi zë.

Në njoftimin e Policisë ftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Informacion zyrtar

31 korrik 2022,

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu