ZYRTARE/ Prezantohet iPhone 13, data e lansimit, çmimi dhe veçoritë (FOTO)

0

Çmimi fillestar për modelin iPhone 13 do të jetë 799$, ndërsa versioni mini 699$.

Këtë vit modelet e iPhone nisin me versionin më të vogël prej 128GB, 256GB dhe 512GB për të dy modelet. Për herë të parë ju mund të dyfishoni kapacitetet dhe iPhone ta merrni me një memorie prej 1TB me një çmim rreth 1600$.

iPhone 13 Pro vjen në 4 ngjyra të zezë, gri, flori (gold) dhe blu. Nuk ka shumë ndryshime të mëdha tek modelet e reja të iPhone, por vetëm disa përmirësime.

Ajo që dallohet në pamje të parë është vendosja e dy kamerave në formë diagonale tek modeli bazik, ndërsa versioni Pro ka po të njëjtën vendosje të tre kamerave.

Ekrani do të jetë 120Hz ProMotion duke ofruar një cilësi shumë herë më të lartë si në ndriçim, ngjyra të ekranit dhe shpejtësi në përdorim.

Apple me modelet e reja garanton një performanë më të lartë me procesorin e ri “A15 Bionic” dhe një përmirësim të sistemit të operimit me iOS 15, një rrjet më të mirë 5G i cili do të suportojë mbi 200 kompani telefonike në 60 shtete. Gjatë këtij eventi pritet të prezantohen edhe iPad, Apple Ëatch Series 7 dhe iPad mini.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here