Zyrtare/ Zidane trajneri i ri i Francës pas Kupës së Botës

0

Zinedine Zidane ka deklaruar se së shpejti do të rikthehet në stol dhe thashethemet për përfaqësuesen e Francës kanë nisur.

FRANCË- Zinedine Zidane ka deklaruar se së shpejti do të rikthehet në stol dhe thashethemet për përfaqësuesen e Francës kanë nisur. Zidane, si ish-lojtar udhëhoqi Francën drejt fitores në Kupën e Botës 1998 dhe sipas lajmeve në Francë dhe Spanjë, 50-vjeçari ka rënë dakord për gjithçka me Federatën e vendit të tij dhe do të jetë trajneri i ri në muajin janar. Pavarësisht se çfarë do të bëjë Deschamps me përfaqësuesen e Francës ne Botërorin e Katarit, është e sigurt se Zidane do të jetë në vendin e tij.

Gazetari spanjoll Sergio Valentin pohoi se skuadra e radhës e 50-vjeçarit do të jetë kombëtarja franceze dhe zbuloi se ai do ta marrë drejtimin në janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu