Tronditet Gjermania, Timo Werner humbet Botërorin

0

Kombëtarja gjermane ka marrë një lajm tronditës pak ditë para startit të kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Sulmuesi kryesor i ekipit, Timo Werner, ka humbur zyrtarisht këtë kompeticion, si pasojë e dëmtimit mbrëmjen e djeshme në Champions League, ndaj Shakhtar Donesk.

Gjermani u desh të zëvendësohej menjëherë. gjatë skanimit të sotëm nga stafi mjekësor, u konstatua se lojtari duhet të qëndrojë disa javë larg fushave.

Sulmuesi u kthye te Leipzig në verë pas dy vitesh në klubin anglez Çelsi dhe nënshkroi deri në vitin 2026. Werner po bënte paraqitje mjaft të mira, por tani ai duhet t’i thotë lamtumirë Botërorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu