Zyrtarish dyshimet bëhen të vërteta, Tom Holland dhe Zendaya janë në një lidhje së bashku.
Dy aktorët e “Spider-Man: Homecoming” u fotografuan nga paparacët në intimitetin e tyre, duke u puthur në makinën e Holland.
Të qeshur dhe plot humor, çifti më i ri ka lumturuar të gjithë fansat që uronin që dy yjet të ishin bashkë, shkruan InfoWebTv.
Ata u fotografuan në lagjen Silver Lake në Los Angeles, ku banon nëna e Zendaya-s, Claire Stoermer. Mesa duket lidhja e tyre qenka tepër serioze.
Dyshimet nisen që nga pjesëmarrja e tyre në “Spider-Man: Homecoming”, por thashethemet u shpërfillën nga çifiti me sportivitet.
Tani këto spekulime rezultuan të vërteta dhe çifti i aktorëve nuk kishte si ta konfirmonte më mirë.
infowebtv.com