Në kuadër të 1 Tetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Bashkia Librazhd organizoi një takim me pensionistët e qytetit, me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e kujdesit ndaj kësaj shtrese të rëndësishme të popullsisë.Kryetari i Bashkisë, Mariglen Disha, i shoqëruar nga deputeti i zonës, Olsi Komici, zhvilluan një bisedë të hapur me të moshuarit, duke dëgjuar nga afër shqetësimet dhe sfidat që ata përballen çdo ditë.Në fjalën e tij, Kryebashkiaku Disha falënderoi të moshuarit për kontributin e dhënë ndër vite dhe theksoi se kujdesi ndaj tyre nuk duhet të kufizohet vetëm në një ditë simbolike.
Të moshuarit shprehën shqetësimet e tyre kryesisht në lidhje me nivelin e ulët të pensioneve dhe kërkuan më shumë vëmendje institucionale për trajtimin me dinjitet të tyre.
Infoweb Media





