Virozat e stinës mbushin Pediatrinë në Elbasan, dyfishohen shtrimet

0
Screenshot

 

Stina e vjeshtës është shoqëruar me një rritje të numrit të personave të cilët janë prekur nga virozat e stinës. Në pavijonin e Pediatrisë paraqiten mbi 100 pacientë të vegjël në ditë me simptoma virale.Mjekja e shërbimit të Pediatrisë thotë se rikthimi në shkolla u shoqërua edhe me një rritje të përhapjes së virozave. Për pasojë shtrimet në spital në këtë periudhë janë dyfishuar.

Veç rasteve më virozat e stinës mjekët kanë hasur edhe një rrite të numrit të personave që preken nga Covid-19 .Por në Pediatri pavarësisht shpeshtimit të kontrolleve mjekja pediatre thotë se nuk kanë evidentuar raste.Në vijim Znj.Palloshi përcjell edhe këshillat për prindërit.
Sipas specialistëve të shëndetësisë mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga gripi apo ftohjet e ndryshme është vaksinimi që rekomandohet sidomos për personat të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme apo kanë probleme me imunitetin.

Infoweb Media