10 llojet e miqve që të gjithë i kemi prezent në jetët tona

0

Marrëdhëniet janë të veçanta dhe personale, por jemi të sigurt që miqtë në vijim i keni edhe ju, ose së paku i keni njohur në një moment të jetës suaj.

Ai/ajo që thotë gjithmonë “Për pesë minuta dal” ose “Jam duke ardhur”. Historia ka treguar që gënjen: Është ende në shtrat kur thotë se po vjen.

Ai/ajo që e ka mendjen vetëm për festa, dreka e darka me miqtë, udhëtime, kafe. Ka kaq shumë alegri te ky njeri, sa ndonjëherë të bezdis. A mund të mos dalim këtë herë? Faleminderit!

Ai/ajo që poston gjithçka në rrjete sociale. Sërish macen? Për të qindtën herë në ditë do të shohim qenushin tënd? Bëre lasagna për drekë, edhe? Qetësohu. Fun Fact: Askujt nuk i intereson.

Ai/ajo që nuk shkon dot askund pa GPS dhe më e bukura – nuk di të përdorë hartën. Po, është gjithmonë dikush që nuk di se cila rrugë kryqësohet me çfarë dhe ka zero aftësi në orientim.

Ai/ajo që ka çdo gjë në telefon: Çdo bisedë të mundshme, çdo video dhe foto, screenshots dhe mijëra informacione që mund të të shkatërrojnë karrierën nëse një ditë bëhesh i famshëm dhe publikohen. Ok, e dramatizuam pak, por ju kuptoni thelbin.

Ai/ajo që vjen gjithmonë me të dashurin/ën. Oh, e dimë që menjëherë bëtë lidhjen e përshkrimit me personin. Këta vinë në paketë: Fto njërin, vjen surprizë (dhe pa ftuar) tjetri.

Ai/ajo që vetëm ankohet, dhe ankohet, dhe ankohet dhe nuk pushon së ankuari. Dëgjo, të gjithë e kalojmë gripin, a mund të mos e personalizosh kaq shumë? Po pse fundi i botës është që nuk po gjen dot punë për dy ditë? Pse dreqin duhet të mërzitesh kaq shumë për një zënkë normale me të dashurin/ën? Pse?!

Ai/ajo që fle. Kaq. Vetëm fle. Si koala.

Ai/ajo me të cilin nuk flet shpesh, por ka shumë rëndësi. Ekzistojnë disa miq që nuk janë në listën tënde të bisedave të fundit në WhatsApp, mund të kesh muaj pa i takuar, por sërish marrëdhënia është njësoj dhe nuk ka kurrë hatërmbetje. Nuk janë të parët që telefonon kur ke një problem, por janë sidoqoftë shumë të rëndësishëm.

Ai/ajo që është thjesht dhe vetëm “shoku/shoqja i/e ngushtë” dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetë. Ai ose ajo për të cilin mendove sapo lexove këtë fjali dhe me siguri do t’ia nisësh screenshot.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu