11 ditë aktivitete, Bashkia Elbasan publikon programin e “Ditës së Verës 2024”

0

Bashkia Elbasan publikon programin e “Ditës së Verës 2024”.
Nga data 4 mars deri më 14 mars bashkia e Elbasanit ka programuar të zhvillojë një sërë aktivitetesh me rastin e festës pagane.
Kështu gjatë këtyre ditëve janë parashikuar ekspozita, koncerte, festivale, panaire etj.
Më 14 mars Elbasani kthehet në epiqendrën e festës pagane dhe pret mijëra miq të ardhur nga mbarë trojet shqiptare.
Ja programi i bashkisë Elbasan:

Data 04.03.2024 10:00

Aktiviteti: Koncert me këngë e valle dhe mbjellje e luleve

Vendi: Parku “Rinia”

Tema: “Ne jemi gjelbërimi”

Pjesmarrës: Fëmijë nga klasat përgatitore

Data 05.03.2024 10:00

Aktiviteti: Ekspozitë me punime, këngë, kërcime aerobie.

Vendi: Parku “Rinia”/Sheshi para stadiumit

Tema: “Dallëndyshet e para”

Pjesmarrës: fëmijë nga 6 kopshte

Data 06.03.2024 10:00

Aktiviteti: Panair me ushqime tradicionale, këngë, valle, ekspozite me punime.

Vendi: Parku “Rinia”

Tema: “Ejani në sofrën tonë”

Pjesmarrës: fëmijë nga 5 kopshte

Data 07.03.2024 10:00

Aktiviteti: Lojra popullore, aktivitete sportive, këngë, valle

Vendi: Parku “Rinia”/Stadiumi “Elbasan Arena”

Tema:“Luajmë së bashku nën ritmet e pranverës”

Pjesmarrës: fëmijë nga 5 kopshte

Data 08.03.2024 10:00

Aktiviteti: Koncerti përmbyllës me këngë dhe valle.

Vendi: Parku “Rinia” ose sheshi para stadiumit

Tema: “Zë i vogël – Frymëzim i madh”

Pjesmarrës: Kopshtet dhe klasat përgatitore

Data 08.03.2024 16:00

Aktiviteti: “Diell dhe Dallëndyshe”

Vendi: Porta e kalasë

Data 09.03.2024 10:00

Simpozium me temë “Historiku i Ditës së Verës”, Biblioteka “Qemal Baholli”.

Data 09.03.2024

Kartolina e Qendrës Kulturore të Fëmijëve për Ditën e Verës 2024.

Kënga dhe Videoklipi “Erdhi Pranvera”

Solistja, kori dhe grupi i parë i kërcimit.

Data 10.03.2024 18:00

Koncert recital i këngëtarit të mirënjohur Shpat Deda – Teatri “Skampa”.

Data 10.03.2024 10:00

Ekspozitë e makinave klasike “RETRO”, Vendi: Sheshi “Gensher”.

Data 10.03.2024 16:00

Koncert Festiv, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Luajmë dhe vallzojmë”

Këngë, valle, humor, animatorë.

Data 9, 10,11 /03.2024 10:00-17:00

2 ekspozita fotografike

“Elbasani ndër vite” dhe “Elbasani sot e dje”

Data 11.03.2024 11:00

Kampionati i Basketbollit

Djem e Vajza “Kupa e Luleve”

Finalet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”

Qendra kulturore e fëmijëve

Data 11, 12, 13, 14 /03.2024 10:00-14:00

“Panairi i Zejeve” si demonstrim i traditave popullore, prodhimeve vendase dhe bio, punimet me dorë nga artizanët e të gjithë njesive administrative të Elbasanit.

Zhvillohet në qendër të qytetit.

Data 11.03.2024 18:00

”Dritës Tate Xhevahir”- 2, koncert me të ftuar këngëtaren e mirënjohur Elina Duni, e cila me stilin e saj të vecantë do risjellë këngët e vjetra Elbasanase dhe jo vetëm.

Me pjesëmarrjen e orkestres së harqeve të Elbasanit, në ambientet e Teatrit “Skampa”.

Data 11.03.2024 11:00

Panairi i shkollave “Art e Zeje”

Data 12.03.2024 18:30

”Sofra Elbasanase”, aktivitet i kthyer në traditë, me të ftuar të shumtë nga të gjithë trevat e Shqipërisë e jo vetëm. Ky aktivitet ka si qëllim promovimin e traditave më të mira elbasanase, kulinarisë vendase, mikpritjes, turizmit, muzikës popullore, veshjeve popullore etj.

Data 12.03.2024 11:00

Kampionati i Volejbollit

Djem e Vajza “Kupa e Luleve”

Finalet në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”

Qendra kulturore e fëmijëve

Data 12.03.2024

“Defile”- Parada me trupat e ansambleve të gjithë qarkut, si dhe nga Maqedonia, Kosova etj. Ky aktivitet do të nisë rreth orës 16:00 nga sheshi përpara stadiumit, do parakalohet përgjatë gjithë bulevardit nën atmosferën e këngëve dhe valleve tradicionale. Më pas në orën 17:00 të gjitha trupat do ngjiten në skenën kryesore tek sheshi “Gensher” dhe do të performojnë programet e tyre artistikë.

Data 13.03.2024 18:00

Koncert i madh në sheshin “Gensher”, me këngetarët më në zë të momentit, trupa kërcimi, akrobaci, spektakël fishekzjarresh.

Data 14.03.2024 09:00

Parada e Ditës së Verës

20 shkollat 9-vjecare të Bashkisë Elbasan

Fabula, karnavale, përformancë etj.

Data 14.03.2024 09:00

Panairi i Sportit, aktivitet demostrativ nga disiplinat e Klubit Shumësportësh

Data 14.03.2024 09:00

Ekspozitë me punime nga fëmijët me AK Vendi: Lulishtja përpara pallatit të sportit “Tomorr Sinani”

Data 14.03.2024 09:00

Panairi i bujqësisë si demonstrim i prodhimeve vendase dhe bio, fermerë nga njësitë administrative të Elbasanit.

Data 14.03.2024 10:00

“Festivali i bollokumes” , i sjellë për të dytin vit, si demonstrim i artit të bërjes së bollokumeve “live” nga amvisat elbasanase.

Data 14.03.2024 10:00

Aktivitet argëtues dhe kreativ me fëmijë. (Pocaria)

Data.14.03.2024 11:00
Koncerti i madh në sheshin “Gensher” i përgatitur si pjesë e mozaikut të madh të aktiviteteve që do mbahen në këtë ditë.

Më pas festimet do të vijojnë nëpër familje, shtëpi, njesi shërbimi e natyrë…

 

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu