11 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan. Mes tyre janë edhe 2 mësues të shkollave 9-vjeçare.
Aktualisht në Elbasan numërohen 274 individë pozitivë të cilët duhet të qëndrojnë të karantinuar në shtëpi.
Por sipas të dhënave, mjaft prej tyre nuk e respektojnë karantinën, madje shkojnë edhe në punë.
Ajo çfarë duhet të evidentohet është fakti se një numër mjaft i lartë të prekurish rezultojnë se punojnë në institucione shtetërore si arsim, shëndetësi, bashki, polici, drejtori të çdo natyre etj.
Deri më tani në Elbasan kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 23 persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2444
Durrës 559
Shkodër 373
Lezhë 295
Elbasan 274
Korçë 237
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 143
Berat 106
Gjirokastër 69
Dibër 69