11 Shtatori: Myslimanët si viktima të përplasjes midis fondamentalistëve

0

Nga Mohammed Almezel- Gulf News

Edhe 20 vjet më vonë, e kam ende të freskët ndjesinë dhe tmerrin që përjetova kur pashë direkt në televizion sulmin ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork. Kjo ndjenjë u shndërrua në zemërim, pasi u njoftua identiteti i terroristëve.

Unë u zemërova, ashtu si miliona myslimanë të tjerë, pasi terroristët dhe udhëheqësi i tyre, Osama Bin Laden u përpoqën që ta portretizonin krimin e tyre mizor, si një akt mbrojtjeje në emër të “myslimanëve të shtypur nga Perëndimi”. “Jo në emrin tim!”- mendova, ashtu si pjesa tjetër e myslimanëve.

Mediat kryesore, studiuesit dhe njerëzit e zakonshëm i dënuan sulmet e 11 shtatorit, duke hedhur poshtë ideologjinë që qëndronte pas tyre. Gjithsesi të gjithë ne u gjendëm në një situatë delikate në momentin kur presidenti George W.Bush shpalli Luftën e tij famëkeqe kundër Terrorizmit.

Ai nuk i la botës shumë alternativa:“Ose je me Amerikën në këtë luftë, ose je kundër saj!”, ai përsëriti më shumë se një herë në ditët dhe javët që pasuan shpalljen e kryqëzatës së tij pas sulmeve terroriste. Edhe armiku i tij, Bin Laden, e ndau botën në dy kampe, në atë të të mirëve dhe atë të këqijve.

Sot, teksa reflektojmë mbi sulmet Al-Kaedës 20 vite më parë, mund të shihet shumë qartë se sulmet dhe reagimi i SHBA-së, ishte thjesht një luftë midis dy mendësive fundamentaliste. Ne të tjerët ishim një dëm anësor. Në një kontekst të shtrembëruar, kryesisht në kulturën popullore perëndimore, fundamentalizmi lidhet ekskluzivisht me grupet militante myslimane.

Por sipas përkufizimit origjinal të fjalës, fundamentalizmi vlen edhe për ata ideologë të thekur liberalë, që priren të hedhin poshtë ideologjitë dhe kulturat e tjera të globit. Ata besojnë në drejtësinë absolute të vlerave të Perëndimit, ashtu siç fondamentalistët myslimanë i cilësojnë gjithë të tjerët si devijantë.

Shpallja e parakohshme e triumfit

Disa javë pasi pa rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989, që çoi në shembjen e Bashkimit Sovjetik, studiuesi amerikan Francis Fukuyama deklaroi se historia botërore kishte  përfunduar dhe se nuk do të ketë një“Fund të Historisë”. Perëndimi e fitoi Luftën e Ftohtë; Bashkimi Sovjetik dhe ideologjia e tij komuniste u mund.

Në librin e tij tashmë të famshëm “Fundi i historisë”, Fukuyama, që në atë kohë punonte për Departamentin Amerikan të Shtetit, e kremtoi “triumfin e Perëndimit” si një“fitore përfundimtare të demokracisë liberale”, dhe tha se humbja e Rusisë komuniste dhe fundi i “Luftëssë Ftohtë”, mund të përbëjë pikën përfundimtare të evolucionit ideologjik të njerëzimit dhe universalizimin e demokracisë liberale perëndimore si forma përfundimtare e qeverisjes njerëzore, dhe që si e tillë do të përbëjë fundin e historisë.

Deklarata e tij e parakohshme, dhe disi egoiste, e triumfit përfundimtar të qeverisë së stilit perëndimor, sidomos e sistemit kapitalist, u kritikua gjerësisht si naive dhe jorealiste. Por kritika më e spikatur, i erdhi nga dy studiues të njohur fondamentalistë amerikanë.

I pari ishte Samuel Huntington, që në vitin 1993 botoi esenë e tij të famshme “Përplasja e qytetërimeve”, disa vjet pasi Fukuyama publikoi tezën e tij. Sipas Huntington, fundi i Luftës së Ftohtë sinjalizoi mbërritjen e një rendi të ri botëror, i cili ndahet në linja ideologjike si kapitalizmi dhe komunizmi. Por sipas tij, ai do të formësohet nga një konflikt midis qytetërimeve dhe kulturave. Hungtington e veçoi Islamin si armikun e ri të qytetërimit perëndimor.

Stereotipet mbi myslimanët

Ai pretendonte se lufta midis 2 qytetërimeve ishte vetëm çështje kohe. Argumenti i tij u mbështet nga një tjetër kritik i Fukuyamas, Bernard Lewis, një ekspert i vetëshpallur mbi “Islamin politik”. Lewis, që vdiq në vitin 2018 në moshën 101-vjeçare, shkroi qindra ese mbi Islamin dhe myslimanët, të cilat ishin në thelb një përmbledhje e stereotipeve racore, fetare dhe etnike, dhe të bazuara në një përshkrim të kondesuar të shoqërive myslimane.

Unë i kam lexuar shumë punimet e tij gjatë viteve universitare. Ai i shihte të gjithë myslimanët si natyrshëm të dhunshëm, kaotikë dhe “të tërbuar”,për shkak të natyrës “shtypëse” të qeverive të tyre dhe dekadave të kolonializmit perëndimor.

Ai besonte se Islami si fe dhe qytetërim, nuk ishte në përputhje me botën moderne. Islami është armiku i ri, i thoshte ai cilitdo që e lexonte. Në përgjigje të “naivitetit” të Francis Fukuyama, ai shkroi se “pa kërcënimin e përbashkët të komunizmit, Perëndimi dhe Islami e perceptojnë tashmë si armiq njëri-tjetrin”.

Dhe ashtu si Huntington, Lewis parashikonte se një luftë nga myslimanët në Perëndim ishte çështje kohe. Në një rast ai sugjeroi se Amerika do të bombardonte qytetet e shenjta islame në kundërpërgjigje të sulmeve të 11 shtatorit.

Prandaj, nuk ishte aspak për t’u habitur që kur Bush dhe zv/presidenti i tij Dick Cheney vendosën të shkojnë në luftë për t’u hakmarrë për nderin e nëpërkëmbur të Amerikës pas sulmeve të 11 shtatorit, Lewis dhe fundamentalistët si ai ishin këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë.

Atje ishin edhe fundamentalistë neokonservatorë, si dy zëvendësit e Sekretarit të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, PaulWolfowitz, Richard Perle, si dhe Elliott Abrams, zëvendëskëshilltar i Sigurisë Kombëtare, një dream team (një ekip ëndrrash) i krahut të djathtë, dhe lloji i armikut që donte Bin Laden).

Sulmet e 11 Shtatorit dhe përplasja midis fondamentalistëve që i pasoi ato, e ka ndryshuar përgjithmonë botën. Në atë ditë fatale,bota e humbi pafajësinë e saj. Por viktimat reale të atyre ngjarjeve ishin në fakt myslimanët,ngjarje që duket se kanë përfunduar (shpresojmë) me tërheqjen e fundit të SHBA-së nga Afganistani, dhe me tërheqjen e planifikuar nga Iraku deri në fund të këtij viti.

Lufta kundër terrorizmit dhe mijëra sulme të kryera nga Al Kaeda, kanë vrarë mijëra myslimanë gjatë 20 vitet e fundit. Myslimanët në Perëndim janë fajtorë, derisa të vërtetohet pafajësia e tyre. Mediat kryesore dhe kultura pop në Perëndim i fyen vazhdimisht myslimanët.

Korrektësia politike nuk vlen për myslimanët, pasi ata janë shndërruar në një shënjestër legjitime. Terrorizmi islamik është një term i pranueshëm, i përdorur rregullisht edhe nga krerët e shteteve perëndimorë. Menjëherë pas sulmeve të Nju Jorkut, shumica e myslimanëve i dënuan fondamentalistët e tyre. “Jo në emrin tim!”, thamë ne të gjithë. Por mendoj se do

të duhen shumë vite, para se perëndimorët, dhe sidomos amerikanët, të dënojnë fundamentalistët e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu