“Njerëzit do të jetojnë qindra vjet”, asgjë s’është e pamundur për Jeff Bezos

0

Dëshirat për të sfiduar vitet, të paktën në biznesin e muzikës, është e pandalshme. Gjatë ditëve të fundit, dy grupe, lulëzimi i të cilëve ishte 40 vite më parë, dhanë lajmin se do të ribashkohen.

Një prej tyre, Genesis, do të nisë turnetë, duke përsëritur hitet e saj e viteve 1970. Phil Collins tha për BBC: “Me zor po pres t’i bie baterisë sërish”. 70-vjeçari, i cili kohët e fundit ka bërë një operacion në shpinë, po i ‘dorëzon’ profesionin djalit të tij Nicholas.

Grupi suedez ABBA gjithashtu ka deklaruar se do të mblidhen përsëri. Qasja e tyre është disi më inovative. Jo vetëm që ata do të nxjerrin një album të ri “Voyage”, i pari në 40 vite, por do të shfaqen si versione dixhitale të vetes kur ishin të rinj. Këto avatarë do të njihen si “ABBAtars”.

Natyrisht, do të ishte e pamundur që anëtarët e ABBA-s, Benny, Bjorn, Agnetha dhe Anni-Frid, të jenë siç ishin në kulmin e tyre, sikurse Phil Collins nuk mund t’i bjerë baterisë siç i binte dikur. Pasi si do që të jetë gjendja fizike e njerut i nënshtrohet shkatërrimit të pashmangshëm të kohës.

Gjë, të cilën me sa duket po kërkon ta ndryshojë medoemos njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos.

Eliksir

Sapo është zbuluar se themeluesi i Amazon ka vënë një pjesë të pasurisë së tij 200 miliardëshe në një sipërmarrje të re të quajtur Altos Labs. Kjo, sipas një artikulli në MIT Technology Review, ka të bëjë me teknologjinë biologjike të riprogramimit, një mënyrë për të rinovuar qelizat në një laborator, për të ringjallur trupat e kafshëve, si dhe për të zgjatur jetën e njeriut.

Kjo do të jetë një sipërmarrje shumëkombëshe jo vetëm në SHBA, por dhe Japoni e Mbretëri të Bashkuar. Sipas MIT Technology, “Altos po josh profesorë duke i ofruar paga të barabarta me ato të yjeve të sportit. Një studiues që konfirmoi ofertën e punës nga Altos, tha se kjo kompani do t’i paguante atij 5-10 herë më shumë se sa fiton tani.

Studiuesit spanjollë kanë qenë në pararojë të një metode që i bën njerëzit më të rinj që përfshin shtimin e katër proteinave, të njohura si faktorët Yamanaka, në qelizat e minjve. Kjo pati efektin që qelizat kthehen në një formë më të re. Një shkencëtar tjetër spanjoll në këtë fushë, Juan Carlos Izpisua Belmonte, e quan këtë “eliksir të mundshëm të jetës”.

Por Bezos nuk do futej në një sipërmarrje të tillë nëse ai nuk do e shihte si mundësi reale. Ndoshta kjo ishte ajo që ai kishte në mendje kur në letrën e tij të lamtumirës si CEO i Amazon, tha se “Të ndalosh vdekjen është diçka për të cilën duhet punuar”.

Vdekshmëria

Në rastin e multi-miliarderëve, mendoj se ekziston dëshira për të jetuar mjaft gjatë për të shijuar plotësisht pasuritë e tyre të mëdha. Ata nuk shqetësohen më për paratë se mund t’i mbarojnë, por ajo që u nevojitet më shumë është koha.

Njerëz si Jeff Bezos, nuk duken si persona që mund të mërziten me jetën e tyre. Ka aq shumë gjëra për të bërë sa ndonjëherë nuk mjafton as jeta.

Ju e mbani mend udhëtimin e tij që bëri në muajin korrik në hapësirë përmes firmës së tij Blue Origin. Por nuk mendoj se asnjë prej tyre do të tërhiqej nga jeta në Tokë për të jetuar në ndonjë planet tjetër pavarësisht sa furnizime mund të marrin nga planeti ku jetojmë. Megjithatë kjo është një çështje tjetër.

Tmerruese

Sa e bukur është të mendosh që mund të jetosh gjatë, po aq edhe tmerruese është ideja që të jetosh qindra vjet. Çfarë kuptimi do të kishte jeta, nëse nuk do të kishte një fund? Përgjatë shekujve romancierët e kanë diskutuar shpesh këtë. Ata ankohen me idenë se po jetuam 200-300 vjet, dëshirat, dashuritë e shumë ndjenja zbehen. Gjithçka bëhet e lodhshme. Burimi: Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu