11 tetori Dita Botërore e vajzave, ende në përpjekje për më shumë të drejta

0

Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012. Synimi i kësaj dite është të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, et. Edhe pse ka një tendencë të prindërve të sotëm për ti trajtuar njësoj vajzat me djemtë, ende ka vajza që ndjehen të paragjykuara dhe nënvlerësuara. Aborti selektiv me bazë gjinore fatkeqësisht edhe pse në shifra minimale është ende prezentë në shoqërinë tonë. Vetë prindërit thonë se përpiqen me se të munden që vajzat të vlerësohen dhe të marrin vendin që i takon në familje dhe shoqëri.

Referuar shifrave boterore cdo vit rreth dy milionë vajza të moshës 5 deri në 15 vjeç janë të trafikuara, të shitura ose të detyruara të punojnë në tregtinë e seksit, gjithashtu vajzat vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta si në arsim dhe në shërbime të tjera bazë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu