14-vjeçari autik nga Elbasani rritet mes skamjes, i ati: Gruan e kam të sëmurë, mbahemi me pensionin e çunit…

0

Sonte në emisionin “Mendo për mua” vjen historia e trishtë e 14 vjeçarit Beqir Kodra. Thirrja për ndihmë kësaj here erdhi nga stafi i shkollës “Zëra Jete” në Elbasan, ku edukohen fëmijë me aftësi ndryshe. Drejtoresha e kësaj shkolle Rezarta Biçoku, përmes një videomesazhi për “Fax News” kërkoi ndihmë nga çdo shqiptar që ka sadopak mundësi të ndihmojë familjen e Beqir Kodrës, e cila jeton në kushte mjaft të vështira ekonomike.

“Në këtë shkollë prezantojmë procesin mësimor për fëmijët me aftësi të kufizuara, pjesa më e madhe e prindërve të këtyre fëmijëve janë familje në nevojë.Kërkojmë në emër të gjithë stafit t’i vijmë në ndihmë familjes Kodra, mendoni për ta”-thotë Biçoku në videomesazh.

Kjo thirrje bëri që stafi i emisionit të udhëtonte menjëherë drejt Elbasanit. Moderatorja e emisionit Aida Shtino pasi takoi drejtoreshën e kësaj shkolle, u nis drejt banesës së nxënësit Beqirit i cili shkollohet te kjo godinë e pozicionuar çuditërisht në oborrin e një kishe.

Beqiri është 14 vjeç, i sëmurë me autizëm dhe gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar nga viti në vit. Nëna Teuta është me aftësi ndryshe, dhe vetëm babai i tij Fiqiriu ka mundësi të punojë për të mbajtur familjen.

Pjesë nga vizita në familjen Kodra:

Shtino: Si je?

Fiqiri Kodra: Po ja me hallet tona. Tre fëmijë kam, djalin autik, nusen me ilaçe, kërkoj ndihmë për ta. Shumë vështira, vetë burrë, vetë grua. Këtu jetojmë 5 veta. Vajza që kam në klasë të 7 bën punë, bashkëshortja është e sëmurë, edhe çunin e çoj në Elbasan se është autik.

Shtino: Si mbaheni?

Fiqiriu: Me 30 mijë lekë të vjetra, me pensionin e çunit. Gruaja si njeh as njerëzit e lagjes. Edhe njerëzit këtu më thonë merr një nuse tjetër, po unë kam thënë është nëna e fëmijëve, do ja bëj hysmetin deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu