14-vjeçarja Enkileda Carja, nga Elbasani merr 3 medalje bronzi në Europianin e moshave

0

POLONI – Në Raszym të Polonisë po zhvillohet Kampionati Europiani i moshave në peshëngritje. Shqipëria sot u përfaqësua nga shtangistja Enkileda Carja e Elbasanit me trajnere Eglantina Çunin.

Vetëm 14 vjeçe, sportistja shqiptare arriti të ngrejë 79 kg në stilin e shkëputjes dhe 88 kg në stilin e shtytjes. Në të dyja stilet, por edhe në dygarësh, ajo arriti të marrë medalje, duke fituar 3 medalje bronzi për kategorinë 55 kg.

Ndërkohë peshëngritja shqiptare ka pritshmëri të larta edhe për të riu nga Shtërmeni, Ertion Kofsha, i cili merr pjesë dhe do të konkurrojë në kategorinë e peshës deri në 89 kg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu