Qëllohet me thikë në skenë në Nju Jork shkrimtari i famshëm, Selman Ruzhdie

0

SHBA- Shkrimtari Salman Rushdie, autori i “Vargjet Satanike”, U sulmua me thikë në New York. Ngjarja ka ndodhur në një seminar që vetë shkrimtari po mbante në Institutin Chautauqua.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas BBC autori, i cili mbante një maskë të zezë, doli nga publiku dhe u hodh në skenë, ku filloi të sulmonte Rushdie.

Menjëherë pas kësaj, dhjetë deri në 15 persona që ishin aty për të parë bisedën nxituan në ndihmë të Rushdie dhe nënshtruan sulmuesin. Rushdie ishte në tokë për rreth pesë minuta para se të ndihmohej të ngrihej dhe të dilte nga skena. Më pas ai u evakuua me helikopter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu