16 vatra zjarri janë shuar në 24 orët e fundit, 2 mbeten ende aktive

0

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 16 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.
U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:
në fshatin Shetaj, bashkia Durrës,
në fshatin Mimias dhe në lagjen “Kala”, bashkia Berat,
në fshatin Paulesh, bashkia Peqin,
në njësinë administrative Shushicë, bashkia Elbasan,
në fshatin Armen dhe në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë,
në fshatin Ardhasovë, bashkia Finiq,
në fshatrat Bushat, Barbullush dhe Rranza, bashkia Vau – Dejës,
në fshatin Shllak 1 dhe në Lagjen Tepe, bashkia Shkodër,
në fshatin Seman dhe në fshatin Gorishovë, bashkia Fier,
në fshatin Çiflig, bashkia Korçë.
Për shuarjen e zjarreve gjate 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.
Janë angazhuar 296 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forcat e Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 29 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.
Vijojnë aktive vatrat ne:
në fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë
në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë çdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile në fshatra, në njësitë administrative ne bashkitë ne prefektura, në strukturat zjarrfikëse dhe Policinë e Shtetit, në Qendrën Kombëtare Operacionale të EC në AKMC.
Çdo njoftim i juaj për vatrat e zjarreve apo fatkeqësi të tjera do të vere menjëherë në lëvizje sistemin e mbrojtjes civile duke bere aktivizimin e forcave operacionale ne nivel vendor dhe qendror ne mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.
Gjithashtu rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu