Zhduket 17-vjeçarja në Vlorë, babai denoncon në Polici: Nuk është kthyer në banesë

0

VLORË– Një 17-vjeçare është raportuar e zhdukur. Ka qënë babai i saj, i cili ka kryer në polici denoncimin për largimin e së bijës nga banesa. Sipas forcave blu, 40-vjeçari ka treguar se e mitura është larguar nga banesa në datë 29 korrik e se nuk iu është kthyer më. Policia ka nisur punën për gjetjen e vajzës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.07.2022, shtetasi M. L., 40 vjeç, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu