18-vjeçari plagoset nga i sëmuri mendor, i riu dërgohet me urgjencë në spital

0

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në rrugën “Myslim Keta” në Tiranë.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 18-vjeçar me inicialet T. D., ndërkohë që është arrestuar autori i sulmit, shtetasi E. T., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor.

18-vjeçari i lënduar është transportuar me urgjencë në spital, ku dhe po mer kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu