19-vjeçari shqiptar ndërron jetë në një aksident tragjik automobilistik

0

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali, i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor.

I riu shqiptar ka gjetur vdekjen, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda. Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë në një hark kohor të 12 orëve dy aksidente të tjera u kanë marrë jetën dy të rinjve shqiptarë në Vlorë dhe Fier,duke bërë që bilanci i përplasjeve të jetë i ngjashëm me atë të ‘luftës’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu