Të luftojmë më fort për të drejtat e fëmijëve

0
Opinion nga Agim Gremi

 

Sot, në emisionin investigativ “Stop” pamë një ngjarje të shëmtuar dhe ç’njerzore .
Si ka mundësi që një prind të bëjë dicka të tillë dhe aq më tepër një “nënë” nëse mund t’a quajmë nje të tillë.
Jam i sigurt që ky rast është njëri, po sa ka të tjerë si ky rast që nuk janë bërë publike ?
Njerëzit nuk kanë kuptuar se çdo të thotë të kesh një fëmijë, është të kesh dhuratën më të çmuar të jetës.
Personalisht në mënyrat e mia luftoj fort për të drejtat e fëmijëve dhe të shoh pamje të tilla që ndonjëherë na zgjojnë, që hapini sytë se nuk janë të gjithë të përgjegjshëm se kanë një fëmijë. Po kur shikoj pamje të tilla nuk më duket normale madje është çmenduri, kjo urrejte e kjo dhunë për arsye që nuk kanë sens. Në ç’vënd jetojmë o njerëz , o Shqiptarë, jemi gjë në “ferr” ku tortura përshkruhet si diçka normale apo në Tokë ku dimë se kemi të bëjmë me njerëz… “TURP !!!”
Ky rast nuk është gjë tjetër por një viktimizim për fëmijët sepse janë të pa mbrojtur edhe viktima të çmendurisë e papërgjegjshmërisë.
Eshtë provë që në Shqipërine tonë të dashur institucionet janë thjesht fizikisht aty por aspak në ndihmë të askujt. Organizatat që mbrojnë fëmijët bëjnë të pa mundurën të ndërgjegjësojnë njerëzit dhe vetë fëmijët pikërisht për këto situata. Para disa kohësh “Save the Children” postoi një spot ndërgjegjësues të realizuar nga aktivistë në mbrojtje të fëmijëve ku tregon se ku të adresohemi në të tilla situata, se secili nga ne ka të drejtën të jetë i mbrojtur dhe se askush nuk ka të drejtë dhune mbi askënd !
Jepini vëmëndje gjërave të tilla se nuk janë FASADA. Të mësohemi me një mentalitet të ri ku fëmijët kanë të drejta të pa mohueshme
Ka ardhur koha për ndryshim , stop këtyre çmendurive.
© Agim Gremi
Child Rights Protector ~ Aktivist

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu