2 Prill i kushtohet personave me aftësi të veçanta “Run for autism”

0

Vëmëndja,pranimi dhe mbështetja në  2 prill i kushtohet personave me aftësi ndryshe.

Në kuadër të  kësaj dite shkolla jopublike GREEN SCHOOl dhe shoqata “Qendra shqiptare për integrimin e njerëzve me nevoja të   veçanta”kanë   organizuar aktivitetin sensibilizues për ndërgjegjësimin e qytetarëve pasi personat me autizem kanë një  shpirt të bukur dhe ata janë mjaft krijues.

Në ketë aktivitet ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Fatma Spahiu Drejtore e Qendrës shqiptare për  integrimin e njerëzve për nevoja të veçanta.Minstrja Kushi ntë fjalën e saju shpreh se:

“Gjenden  rreth 600 mësues në të gjithë shqiperinë për femijët me aftësi të kufizuara.Shërbimet për këto fëmijë duhet të jetë sa më i specializuar.Kjo është një  ditë e vetme në vit,dita e autizmit,dita e fëmijeve me aftësi të kufizuara të cilët trajtohen në menyrë të barabartë.Jemi të barabartë”

Ndërsa kandidati i ps në Elbasan Florenc Spaho ka theksuar në  fjalën e tij se “Meritojnë më të  mirën këto femijë !Shoqeria duhet të kthejë më fortë vëmendje për këto femijë me aftësi të kufizuara”.

Në vazhdim Jonida Mustafaraj psikologe, u shpreh se  “Fëmijet me nevoja të ndryshme duhet me doemos të pranohen nga e gjithë  shoqeria.Jane të mrekullueshëm,janë të barabartë janë unikë në llojin e tyre. Punën më të vështirë nga të gjithe e kanë mesuesit të cilët i përshtaten fëmijeve me  aftësi të kufizuara”.

 

Një  moment emociaonal ku dhe ministria e arsimit Kushi evidentoi faktin se njëra prej vajzave të saj vuante nga spektri i autizmit,ndaj dhe kjo është  dhe një  ndër arsyet pse ministria i jep një rëndësi të veçantë fëmijëve me aftësi të kufizuara.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu