23-vjeçarja nga Gjirokastra rezulton pozitive me variantin Delta

0

Një 23-vjeçare nga Gjirokastra është konfirmuar pozitive me variantin Delta, të koronavirusit.

Mësohet se vajza e re kishte shkuar për pushime në Greqi dhe kur është kthyer ka shfaqur simptoma të këtij varianti, ndërsa pas kryerjes së testit ka rezultuar e infektuar me variantin Delta.

23-vjeçarja rezultoi se nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa familjarët e saj, të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinës, kanë rezultuar negativë. Aktualisht ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën mbikqyrjen e mjekut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu