Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së/ Basha shpreh ngushëllimet

0

Ish-deputeti i PD-së, Bedri Çollaku, ka humbir jetën pas infektimit me Covid-19. Nëpërmjet një postimi Basha i shpreh ngushëllimet bashkëshortes, djalit dhe vajzës së tij. Me vdekjen e Çollakut, thotë Basha, miqtë e tij kanë humbur një njeri të mirë ndërsa PD ka humbur një prej politikanëve me seriozë.

“Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Bedri Çollakut, ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe ekspertit të njohur të sistemit bankar. Shpreh ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Virgjinushit, vajzës Genta dhe djalit Erionit.

Në këtë ditë të vështirë të humbjes së bashkëshortit të dashur, babait të rrallë dhe të përkushtuar, jemi pranë tyre me mendimin dhe lutjet tona. Me vdekjen e tij miqtë kanë humbur një njeri të mirë dhe profesionist të shquar, Partia Demokratike ka humbur një prej ekspertëve dhe politikanëve seriozë dhe të rrallë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu