288 raste të reja të të infektuarve me covid/ 3 vdekje

0

Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka pasur një ulje të rasteve ditore të të infektuarve dhe një humbje jete më pak krahasuar me ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot janë regjistruar 288 raste të reja të prekur me covid-19, 11 më pak se dje, ndërsa 3 pacientë humbën jetën. Por theksojmë se testimet ishin më të ulëta se dje. Sot njoftohet se janë bërë 1304 testime, ndërsa dje ishin 1315 testime. Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 51, teksa dje ishin 106. Në spital vijojnë betejën me sëmundjen 280 pacientë.

Sot janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu