Dy sulme të tjera kanë ndodhur gjatë mesditës së sotme në Francë krahas asaj të Nices. Ngjarja e parë e rëndë ndodhi në Avignion, ku një person është vrarë nga policia pasi i sulmoi ata.
Ndërkohë, sulmi tjetër ndodhi në konsullatën e Francës në Arabinë Saudite.
Mediat raportojnë se sulmi me një mjet të mprehtë, të dyshuar si thikë.
Për fat të mirë, roja i konsullatës është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë mëngjesit të sotëm ndodhi një sulm i rëndë në Nice të Francës, nga i cili mbetën të vdekur tre persona.