Përplasjet banale mes Turqisë dhe Francës po vijnë vetëm prej islamizmit. Revista franceze “Charlie Hebdo” kishte krijuar një karikaturë tëpër tallëse për Erdogan, e cila shfaqte atë teksa i ngritne fustanin një gruaje muslimane gjysmë të zhveshur. Kjo ka sjellë reagime akoma të ashpra mes presidentëve. Gjatë një fjalimi sot në mbledhjen e grupit Parlamentar të AKP Erdogan tha se kombi i tij po mbron vendin e vet pas çdo sulmi dhe që kjo revistë ishte imorale. “Të gjithë ata që fyejnë profetin janë të pandershëm”, tha Erdogan.
Ai u shpreh:
Islamofobia është në rritje, veçanërisht midis sundimtarëve në Evropë. Nuk e pashë karikaturën e bërë për mua nga revista imorale në Francë. Për fat të mirë, nuk kam nevojë të them asgjë për të pandershmit që fyejnë aq shumë profetin tim të dashur. Është çështje nderi për ne që të kundërshtojmë sinqerisht sulmet ndaj Profetit tonë. Dita kur ne nuk reagojmë ndaj këtyre sulmeve do të thotë që ne kemi vdekur.