3-vjeçari vdiq në kopësht, policia: U rrëzua dhe u mbyt me kapuçin e xhupit

0

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme.

Fëmija ka dyshime se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur vogëlushi po përgatitej për të ikur në shtëpi. Kuçi pohon se 3-vjeçari ka qenë duke marrë çantën e tij, teksa kapuçi i xhupit ka kapur në varësen e rrobave dhe për pasojë ai është mbytur.

Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka gjetur të miturin pa shenja jete, ndërsa e alarmuar ka njoftuar koleget dhe më pas ambulancën. Bëhet e ditur se 3-vjeçari ka shkuar në spital pa shenja jete. Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e saj, ndërkohë që familjarët e 3-vjeçarit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu