Fill pas vizitës së Ramës, Erdogan pret në një darkë pune kryeministrin Zoran Zaev

0

Kryeministri i maqedonisë së Veriut  Zoran Zaev pasditen e djeshme, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko FIlipçe, ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Turqisë.

Zaev në Turqi është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili ka pranuar delegacionin e Maqedonisë së Veriut për një darkë pune.

Kjo darkë pune mes kryeministrit Zaev dhe presidentit Erdogan vjen fill pas vizitës dy ditore të kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij qeverisës në Ankara.

“Gjatë takimit, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë ekonomik midis dy vendeve dhe interesin e theksuar të kompanive turke për të investuar në Maqedoninë e Veriut dhe për të thelluar lidhjet e biznesit dhe tregtisë.

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar janë jetike, tha kryeministri Zaev duke shtuar se pritet një vrull më intensiv në këtë drejtim pas nënshkrimit të një marrëveshje të re të tregtisë së lirë që po hartohet me qëllim hapjen e më shumë dyerve për investitorët turq” thuhet në komunikatën e qeverisë së Shkupit.

Ndërkaq, nga Qeveria njoftojnë se Erdogan duke përshëndetur të ftuarit tha se në zemrat e qytetarëve të Turqisë, Maqedonia e Veriut ka një vend të veçantë si vend që kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe lidhje të thella historike me Turqinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu