“Nuk bën për këtë punë, je veç për pastruese” ofendohet sërish gazetarja sportive

0

Gazetarja sportive në Kosovë, Qëndresa Krelani është bërë sërish viktimë e ofendimeve nga drejtues të futbollit në Kosovës.

Pas rastit të trajnerit të Llapit, që i tha në një studio televizive “se nuk bënte për atë punë, po për pastruese”, këtë herë e ka ofenduar nënpresidenti i Llapit, Amrush Batatina.

Ky i fundit ka komentuar në një lajm të shpërndarë, ku thuhej se gazetarja është në një lidhje dashurie.

Në këtë lajm të publikuar nga një prej portaleve vendore të Kosovës, një koment ofendues e bëri nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina.

Vetë gazetarja ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

“Ja çfarë Presidenti ka Llapi. Kur mësohesh me pas femra shërbëtore në jetë, çdo femër tjetër që ti përplas dallaveret dhe krimet në Superligë të rikthehet obsesion”, thotë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu