40.800 doza vaksinash AstraZeneca/ BE mbështet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi

0

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me marrjen e 40.800 vaksinave të AstraZeneca nga mekanizmi Covax.

Soreca me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet i lumtur që Shqipëria ka marrë mijëra vaksina, teksa shkruan se vendet anëtare të BE janë krenarë që kanë kontribuar me 2.2 miliardë euro për COVAX.

“I  lumtur të shoh Shqipërinë duke marrë dorëzimin e dytë të COVAX prej 40,800 vaksinash për të luftuar #COVID19.

Skuadra e BE dhe Shtetet Anëtare të saj janë krenarë që kontribuon me 2.2 miliardë € për COVAX. BE është këtu për të mbështetur qytetarët shiptarë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi” shkruan Soreca në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu