46-vjeçari biznesmen humbi jetën në aksidentin tragjik, vajza bën dedikimin prekës: Babi si na ike, I love you!

0

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme në Rrogozhinë, ku një 46-vjeçar humbi kontrollin e makinë dhe u përplas me trafikndarësen.

Aksident rezultoi fatal pasi 46-vjeçari humbi jetën. Bëhet fjalë për Arjan Fesko nga Prizreni dhe me dokumente të rregullta angleze. Ai po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të jugut të vendit.

Fesko ishte biznesmen në fushën e transporteve pasi kishte një shoqëri që transportonte persona dhe mallra nga Anglia drejt Shqipërisë.

Shkak I aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësi e lartë me të cilën ai po udhëtonte si dhe kushtet e pafavorshme të motit.

Lajmi tragjik ka shaktuar shumë dhimbje tek të afërmit dhe familjarët. Këtë e ka shprehur edhe vajza e tij, e cila ka komentuar për humbjen e të atit. “Babi si na ike, I love you”-shkruan ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu