5 raste të reja me Covid në Elbasan, shërohet dr. Kujtimi me bashkëshorten

0

Pesë raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të dielë në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se një nga 5 rastet e reja me Covid është një punonjës i OSSHE. Ai është leturist dhe dyshohet se është infektuar gjatë punës.

Gjithahstu mësohet se është shëruar mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi dhe bashkëshorjtja e tij, te dy pjese e spitalit të Elbasanit në repartin e neonatëve.

Deri më tani numri i pacientëve aktivë me koronavirus është 46, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri më tani në Elbasan kanë humbur jetën 5 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu