50-të vite dedikuar punës së dorës: Artizania nga Elbasani thirrje vajzave ta trashëgojnë traditën!

0

Ishte veçse 10-të vjeçe ,qëkurse Dafina Bërdufi nga Gjinari nisi të endë punime me dorë e që nga ajo kohë zor se e ndan nga dora grepin apo shtizën. 60-të vjecarja thotë se këtë profesion e trashëgoi nga nëna e saj, e cila i kushtonte kohë dhe përkushtim punës artizanale. Ndryshe nga ajo , Dafina thotë se nuk ka vajza për ta trashëguar , por edhe nëse do të kishte sheh një mos interes të brezit të ri për ta mësuar dhe kultivuar. Zonja nga Gjinari thotë se punimi me dorë është antistres, ndaj ia rekomandon të gjitha zonjave që nuk kanë angazhime, përpos aspektit ekonomik.


50-të vite përkushtim punë dore, arrizania si ajo nëna që e ka të pamundur të ndajë fëmijët nuk di të thotë se cili është punimi më i dashur . Mes morisë së zgjedhjeve që ta ofron koha një pjesë të modeleve i ka nxjerrë nga interneti, ndërsa sheh një interes për punimet e saj kryesisht nga emigrantët që jetojnë jashtë.

50-të vjecarja shpjegon se puna artizanale është autentike, ndaj dhe cmimet janë më të larta , por kjo i step qytetarët që ti blejnë, ndonëse dëshira për ti pasur është e madhe.

Teksa kërkon vëmendjen e institucioneve për ta promovuar dhe mbështetur punën artizanale Dafina Bërdufi përcjell edhe mesazhin e saj për breazin e sotëm dhe shoqërinë në tërësi.

Jo vetëm punon por edhe i tregton punimet e saj. Artizania prej disa kohësh është bërë pjesë e tendave të ngritura nga Bashkia e Elbasanit pranë muzeut etnografik. Shpesh klientët e saj janë edhe turistë, pas xhiros që këta të fundit kryejnë në muze.

Entela Duka/ Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu