53-vjeçari i përdhunoi vajzën, flet nëna e të miturës: Nëse del, do ta varros vetë!

0

Janë shokuese detajet për përdhunimin e 12-vjeçares nga një biznesmen 53-vjeçar , i cili madje edhe e ka ekstraduar të miturën. Sipas informacioneve, 53-vjeçari e ka kërcënuar dhe shantazhuar 12-vjecaren se nëse do të fliste për tmerret që pësoi nga duart e tij, nuk do t’i jepte ushqim familjes së saj dhe do ta vriste atë dhe vëllezërit e motrat e saj.

Nëna e të miturës tha se nëse 53-vjeçari lirohet do ta vrasë vetë. “Do ta vras. Nëse ndodh diçka dhe ky njeri del i lirë, sepse ka njerëz që e mbulojnë, do ta varros vetë”. Ajo ka shpjeguar njëkohësisht se nuk i interesojnë as paratë, as dëmshpërblimet dhe ka bërë të qartë se 53-vjeçari nuk e ka ndihmuar asnjëherë familjen, siç pretendon ai. Për sa i përket gjendjes psikologjike të të miturës, ajo është ende e frikësuar pa arritur të kuptojë përmasat e tmerrit që ka përjetuar.

53-vjeçari i kërkonte të miturës çdo ditë video dhe foto me përmbajtje seksuale të cilat më pas i kanalizonte në internet për të “peshkuar” klientët. Vajza në deklaratën e saj thuhet se është përdhunuar nga të paktën dhjetë burra. Oficerët e policisë vlerësojnë se mund të ketë më shumë përdhunues të të miturës. Kjo sipas hetimeve, pasi më shumë se 200 klientë – grabitqarë, kanë kërkuar të miqësohen me 12-vjeçaren. Ka mundësi që 53-vjeçari të ketë gënjyer për moshën reale të 12-vjeçares dhe ta ketë paraqitur atë si 16-17 vjeç. E mitura thuhet se ka theksuar se disa meshkuj i kanë thënë se ajo është shumë e re dhe duhet të ketë kujdes.

Data e arrestimit

Nga prilli deri në gusht, vajza 12-vjeçare ka jetuar një makth absolut me 53-vjeçarin duke e përdhunuar. Kur ndodhej me pushime në Lefkada, një e afërme ka gjetur mesazhe tronditëse në celularin e saj dhe ka njoftuar të ëmën për to. Menjëherë nëna ka shkuar në komisariat dhe ka denoncuar. Pas një vëzhgimi nga afër, 53-vjeçari u arrestua dhe iu gjetën armë dhe pamje të pornografisë për fëmijë. Ai pretendon se është viktimë e plagjiaturës dhe se familja e 12-vjeçares kërkon ta shkatërrojë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu