Ermira Urupi emërohet Drejtoreshë Rajonale e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Elbasan

0

Zj. Ermira Urupi u emërua Drejtoreshë Rajonale e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan.

Zj. Urupi ka drejtuar me sukses Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan në periudhën më delikate për shëndetësinë në tërësi, atë të Covid-19.

Falë vizionit të saj u arrit të menaxhohet me shumë përkushtim e profesionalizëm procesi i vaksinimit.

Znj. Urupi angazhoi maksimalisht stafin e këtij institucioni duke e motivuar çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe në realizimin e detyrës së marrë përsipër.

Zj. Urupi u shpreh se detyra e re rrit më tepër përgjegjësitë dhe se është një vlerësim për punën e saj. Ajo garantoi se do të japë maksimumin për përçimin dhe zbatimin e politikave mjkësore të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më herët ky post mbahej nga Xhevahir Budani.

Aktualisht zj. Ermira Urupi është kryetare e degës e Partisë Socialiste Elbasan. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu