Miratohet projekt-buxheti për vitin 2023, Ibrahimaj: Sa pritet të jetë rritja ekonomkike

0

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj  bëri me dije se gjatë mbledhjes së qeverisë u shqyrtua projekt-buxheti për vitin 2023.  Ajo tha se gjatë këtij viti parashikohet që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 2.6 % në terma realë dhe 5.7% në terma nominalë.

IbrahimajProjektbuxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla.

Ne parashikojmë që gjatë vitit 2023 ekonomia shqiptare të rritet me një normë 2.6 % në terma realë dhe 5.7 % në terma nominalë.

Parashikojmë që inflacioni që ka qenë kryefjala e këtij viti dhe shqetësimeve të lidhura me rritjen ekonomike të nisë të ngadalësohet duke arritur në një nivel mesatar prej 3.6 %”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu