6 arrestime dhe procedime nga policia e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit. Komunikata zyrtare

0

DVP Elbasan

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar/proceduar 6 shtetas për veprat të ndryshme penale.

Vijojnë kontrollet e pandërprera në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin: A.N., 22 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitet të lojrave “Play Station”, dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 7 aparate “Play Station” dhe një televizor.

—–
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.N., 29 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

——
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

L.Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur.

—–
Strukturat e DVP Elbasan, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

G.I., 35 vjeç, banues në fshatin Lleshan, Elbasan, Sh.S., 56 vjeç, banues në Elbasan dhe Z.G., 35 vjeç , banues në fshatin Sotir, Elbasan, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndëruar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu