Del fotoja e 38-vjeçarit nga Elbasani që u vra në Belgjikë. (Emri)

0

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar me 8 plumba mbrëmjen e kaluar në Belgjikë, ndërkohë që është zbardhur edhe identiteti i tij.

Bëhet me dije se shqiptari që është qëlluar është një 38-vjeçar i identifikuar si Arjan Spahiu, me origjinë nga Elbasani. Viktima, 38-vjeçar, ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.

Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Erjon Alibejt, një personazh i njohur në Elbasan, i cili u arrestua pak kohë më parë.

Sipas mediave belge ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.

Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Spahiu është 38 vjeç dhe babai i një fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu