6 raste të reja me Hiv/AIDS në Elbasan: Më të prekur meshkujt!

0

Nga Entela Duka

6 raste të reja janë diagnostikuar këtë vit me Hiv/ AIDS në Elbasan duke e çuar në total numrin e të prekurve nga virusi në 103. Rruga e transmetimit vijon të jetë ajo seksuale dhe grupmosha më e prekur është 25-45-vjeç, mosha aktive seksuale. Sipas specialistes ne sektorin e këshillim- testimit vullnetar te Hiv/AIDS Elena Bibaja në Elbasan me e prekur rezulton gjinia mashkullore dhe kjo shihet edhe te rastet e reja.
Me gjithë ndërhyrjet ndër vite për parandalimin e infektimeve me HIV/AIDS, në vendin tonë virusi vijon të identifikohet shumë vonë. Por në ndryshim nga të rriturit më të sensibilizuar për t’u mbrojur, por dhe kryer testin janë moshat minorene.

Në total në Shqipëri janë 1586 pacientë që jetojnë me HIV prej vitit 1993 kur u diagnostikua rasti i parë. Sakaq 1 dhjetori është dhe dita botërore e luftës kundër hiv/aids

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu