Deputeti gjerman la gruan dhe tre fëmijët për ish-aktoren e filmave porno

0

43-vjeçarja, anëtare e FDP-së, drejton kompaninë e saj “Holsteiner Grund & Boden” dhe shijon romancën me deputetin e “Demokratëve të Lirë, Hagen Reinholt.

GJERMANI- Ylli gjerman i filmave porno Anina Ukatis shprehu publikisht ambiciet e saj politike duke njoftuar se do të jetë kandidate me partinë “Demokratët e Lirë” (FDP) në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Elmshorn, që ndodhet në shtetin e Schleswig-Holstein.

Sot, 43-vjeçarja anëtare e FDP-së, drejton kompaninë e saj “Holsteiner Grund & Boden” dhe shijon romancën me deputetin e “Demokratëve të Lirë, Hagen Reinholt.

“Që nga viti 2017 ka pasur një shkëndijë mes nesh”, pranon deputeti gjerman për gazetën “Bild”, duke shtuar: Ne jemi takuar dhe e kemi dashur njëri-tjetrin në parti.

Deputeti i “Demokratëve të Lirë” u divorcua nga partnerja me të cilën jetoi 16 vite, njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të tij, për të qenë në krah të Ukatis.

Ish-partnerja e tij 51-vjeçare, Caroline Preisler, është me profesion juriste dhe anëtare e partisë FDP në Barth, që ndodhet në shtetin Mecklenburg-Pomerania.

Ajo nuk heziton të pranojë se vuan nga ndarja e tyre. ‘Muajt ​​e fundit kanë qenë një kohë e hidhur për mua” , shkroi ajo në Twitter.

Nga ana e saj, Anina Ukatis deklaron se është shumë e lumtur.

“Dashuria jonë është e madhe dhe ne gëzojmë një të ardhme të lumtur së bashku ”, tha ish aktorja e filmave porno.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu