Elbasani fiton me përmbysje ndaj Teutës me tre golat e Lleshit

0

Arsen Lleshi në rolin e heroit te verdheblutë, Elbasani fiton me përmbysje kundër Teutës dhe i afrohet “Final Four”

Elbasani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”.

Sfida e javës së 20-të u fitua me përmbysje nga verdheblutë. Ishte Arsen Lleshi që realizoi 3 gola, për të afruar skuadrën e Gvozdenoviç me zonën e “Final 4”.

Teuta e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e debutuesit Beshiraj. Pjesa e dytë foli më pas për vendasit, që kishin kontrollin e lojës.

Elbasani i afrohet zonës së “Final Four” duke qenë 5 pikë larg si vend i pestë. Në anën tjetër Teuta mban vendin e gjashtë me 23 pikë.

52′, 67′, 79′ Lleshi – 7′ Beshiraj

Pas ndeshjes Lleshi tha:

“Më i bukur ky tre pikësh. Sa herë jepet mundësia të jem në fushë, jam maksimumin. Jam i lumtur për golat dhe sidomos për 3-pikëshin.

Bëj maksimumin sa herë luaj dhe të arrij objektivat. Po luaj më shumë sulmues, po bëjmë presing lart. Na ka kërkuar trajneri të vazhdojmë vetëm përpara, me tranzicionin pozitiv të jemi më të shpejtë”, u shpreh Arsen Lleshi.