Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.
Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kallëzohen për shpërdorim detyre, manipulim dhe falsifikim dokumentesh.
Të skualifikuarit kanë reaguar pas këtij përjashtimi duke u shprehur se nuk ishin sqaruar më pare dhe se kanë konstatuar se gjatë procesit ka pasur manipulim në hallkat e vlerësimit.
“Nuk kemi gjetur asnjë sqarim nga drejtuesit e procesit. E shkarkojnë përgjegjësinë te monitoruesit ndërkombëtarë. Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





