73-vjeçari humbi djalin dhe mbesën në aksident, i kërkojnë edhe 500 mln lekë!

0

Hyqmet Gurra nga fshati Dragostunjë i Librazhdit, prej 15 vitesh endet dyerve të gjykatës, pas një aksidenti që i mori jetën djalit të tij dhe mbesës.

Procese që vijojnë pa fund me akte ekspertize dhe përgjegjësi mbi aksidentin i ngarkojnë të moshuarit fatura marramendëse sigurimesh.

“500 milionë duhet të paguaj fatura të sigurimeve sepse 100 milionë kanë shënuar shpenzime varrimi,”– tha Hyqmet Gurra. 73-vjeçari ka provuar të gjitha gjykatat e këtij vendi e ndërsa ende shpreson për drejtësi, në dorë mban shpresën e fundit.

Pas fatkeqësisë së madhe të humbjes së familjarëve të tij në një aksident tragjik, Hyqmeti vazhdon përballet me një tjetër fatkeqësi të madhe, atë të mungesës së drejtësisë./ TCh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu