75-vjeç dhe është shndërruar në një yll ‘Instagrami’,njihuni me gjyshin “adoleshent”

0

Një gjerman 75-vjeçar po habit shumë përdorues të Instagramit me pamjen e tij “cool”. Me stilin e tij të pazakontë për moshën që e ka, ai ka grumbulluar 1 milion ndjekës.

Alojz Abram nga qyteti Mainz i Gjermanisë ka shumë fotografi që u ngjajnë modelëve që reklamojnë marka të njohura të rrobave. Atij i pëlqejnë rrobat me shumë ngjyra, duke bërë që të bie në sytë e njerëzve.

Nipi i tij 24-vjeçar, Jannik Diefenbach, filloi që t’i bënte fotografi gjyshit tashmë të famshëm në vitin 2016, pasi fillimisht e kishte pyetur nëse dëshiron që t’i provojë rrobat e tij, shkruan Daily Mail.

Për befasinë e të riut, gjyshit Alojz i pëlqyen shumë rrobat për të rinj. Nipi i bëri një fotografi dhe e publikoi atë në internet. Prej asaj kohe, fotografitë e “gjyshit të ri” janë bërë shumë më të popullarizuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu