Në një atmosferë të mbushur me emocione dhe kujtime të çmuara, u përkujtua 75-vjetori i lindjes së aktorit të njohur Eduart Çala. Edhe pse u nda nga jeta në maj të këtij viti , figura dhe kontributi i tij i çmuar artistik mbeten të gjalla në kujtesën e komunitetit, miqve dhe kolegëve të tij të shumtë.Bashkëshortja dhe bashkudhëtarja në jetën dhe karrierën artistike të Eduartit, znj.Lana Çala, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, duke nënvizuar se Eduarti ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme për qytetin dhe kulturën shqiptare.
Kolegu i tij, Kristaq Topuzi, theksoi se Eduarti ka qenë gjithmonë një mik i vërtetë dhe një artist i pasionuar, ndërsa dirigjenti Blerim Narazani shpalosi edhe një dimension tjetër të karrierës së tij atë të konferencierit dhe regjisorit të aktiviteteve artistike.
Në karrierën e tij, Eduart Çala ka interpretuar në shumë role të paharrueshme, si në teatër, ashtu dhe në kinema. Pjesëmarrës në shfaqje të mëdha dhe projekte artistike, ai ka lënë një ndikim të thellë në jetën kulturore shqiptare, duke u vlerësuar për profesionalizmin dhe pasionin e tij.
Infoweb Media





